E Diel, 1 Nëntor 2026

GREQI – Qindra migrantë shpëtohen në det pranë Kretës

ATHINË, 6 mars /ATSH-DPA/ – Qindra migrantë kanë mbërritur në ishullin grek të Kretës ditët e fundit, ndërsa kushtet e favorshme të motit duket se kanë nxitur një rritje të kalimeve nga Afrika e Veriut.

Rojat bregdetare shpëtuan sot 346 persona në rrezik në det në shtatë operacione të veçanta brenda vetëm pesë orëve, sipas autoriteteve. Mediat greke raportuan se migrantët ishin nisur nga Libia.

Një ditë më parë, 456 migrantë mbërritën në Kretë. Sipas autoriteteve, shumica ishin burra nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, Sudani dhe Egjipti.

Zyrtarët besojnë se rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore po shfrytëzojnë detin e qetë për të rritur numrin e nisjeve. Në operacionet e shpëtimit morën pjesë disa anije të rojes bregdetare greke, ndërsa agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve “Frontex” ofroi mbikëqyrje ajrore.

Kreta është një nga pikat kryesore të mbërritjes për migrantët që udhëtojnë nga Libia drejt Greqisë dhe më pas drejt Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave qeveritare, rreth 20.000 persona arritën në ishull gjatë vitit 2025. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›