E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Trump do të bëjë marrëveshje me Iranin “vetëm në të mirë tē Amerikës”

“Presidenti Trump do të bëjë vetëm një marrëveshje që është e mirë për Amerikën dhe që plotëson vijat e tij të kuqe”, tha zyrtari.

Zyrtari tha se takimi i nivelit të lartë zgjati rreth dy orë dhe riafirmoi qëndrimin e fortë të administratës ndaj ambicieve bërthamore të Teheranit.

“Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore”, shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen në kohën e negociatave SHBA-Iran për programin bërthamor, ndërsa Washingtoni thekson se çdo marrëveshje duhet të përmbushë kushte të rrepta të vendosura nga presidenti Trump.

Më herët, Trump në platformën e tij Truth Social shkroi se do të takohet me zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë për të marrë një “vendim përfundimtar” mbi një propozim marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin.

Ai përmendi disa elemente të propozimit, përfshirë angazhimin e Iranit për të mos zhvilluar kurrë armë bërthamore dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për transport tregtar të lirë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›