E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Trump në një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi këtë javë

UASHINGTON, 3 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka të ngjarë të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping këtë javë, tha dje sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Leavitt nuk dha detaje të mëtejshme dhe nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Pekini.

Nëse telefonata zhvillohet, udhëheqësit pritet të përqendrohen në mosmarrëveshjen e vazhdueshme tregtare. Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina ranë dakord në mesin e majit për të lehtësuar disa nga tarifat e tyre, tensionet midis vendeve janë ndezur sërish kohët e fundit.

Ndërkohë, senati i SHBA-së po punon për sanksione të reja kundër Rusisë.

Senatori republikan Lindsey Graham tha se masat do të synojnë vendet që vazhdojnë të blejnë naftë, gaz dhe furnizime të tjera energjie ruse – një veprim që mund të ndikojë rëndë në Kinë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›