HOLANDË – Rrëzohet qeveria e koalicionit, shkak mosmarrëveshjet mbi politikën e emigracionit

AMSTERDAM, 3 qershor /ATSH-DPA/- Qeveria e koalicionit holandez është rrëzuar sot pasi populisti Geert Wilders tërhoqi partinë e tij – për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi politikën e emigracionit.
Ish-ekstremisti i djathtë kërcënoi të dielën se do të tërhiqte Partinë e tij për Liri (PVV) nëse koalicioni katërpartiak nuk do të binte dakord me kërkesat e tij – për një qëndrim të ashpër ndaj azilkërkuesve.
Plani 10-pikësh i partisë së tij – përfshinte masa të tilla si mbyllja e kufijve holandezë për azilkërkuesit, mbyllja e qendrave të pritjes së azilkërkuesve dhe ndërprerja e ribashkimit familjar për refugjatët e pranuar.
PVV është partia më e madhe në parlamentin holandez. //a.i/