E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump vlerëson marrëveshjet e paqes të arritura deri më tani

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH/- Gjatë fjalimit të tij, presidenti amrikan, Donald Trump iu drejtua udhëheqësve të vendeve me të cilët ka punuar, për të arritur marrëveshje paqeje, përfshirë udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, sipas “NBC News”.

“Mendoni se ishte e lehtë? Nuk ishte e lehtë. Këta janë dy njerëz të fortë, njerëz të mirë, por njerëz të fortë”, tha Trump.

Ai shtoi një anekdotë rreth takimit me dy udhëheqësit në Zyrën Ovale, duke u thënë pjesëmarrësve: “Ne bëmë një marrëveshje, ata u përqafuan, ata nënshkruan dhe patëm paqe, dy vende shumë të rëndësishme, dhe unë kurrë nuk do ta harroj”.

Trump përshëndeti udhëheqësit e Italisë, Hungarisë dhe Argjentinës, të cilët të gjithë ai i ka mbështetur në zgjedhjet e tyre përkatëse.

“Ku është presidenti argjentinas, Javier Milei? Unë e mbështes atë. Nuk supozohet të mbështes njerëz, por unë mbështes kur më pëlqejnë njerëzit. Gjithmone kam ofruar mbështetje për kandidatët brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por tani mbështes udhëheqësit e huaj, përfshirë presidentin hungarez, Victor Orban, i cili është këtu, dhe të tjerë”, tha Trump. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›