E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Vendet që refuzuan ftesën e Bordit të Paqes të mos “luajnë me mua”

UASHINGTON, 19 shkurt /ATSH/- Pjesëmarrësit në takimin e Bordit të Paqes janë mbledhur sot në Institutin Amerikan të Paqes, sipas “NBC News”.

Takimi filloi me një foto të të pranishmëve, ku presidenti amerikan, Donald Trump ishte i shoqëruar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, zëvendëspresidenti JD Vance dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, një anëtar i bordit ekzekutiv të organizatës.

Trump bëri një shaka ndërsa të gjithë pjesëmarresit pozuan, duke pyetur nëse të tjerët po e shijonin muzikën që luhej në sfond.

Ndërsa pjesëmarrësit, përfshirë udhëheqës të huaj dhe zyrtarë të administratës Trump, zunë vendet e tyre pas podiumit, disave iu dhanë kapele të kuqe në stilin MAGA me mbishkrimin “SHBA” me shkronja të mëdha të bardha.

Trump ka hapur takimin me një fjalim drejtuar pjesëmarrësve, të cilët po mblidhen për t’u përqendruar në të ardhmen e Gazës. Përfaqësues të dhjetëra vendeve pritet të marrin pjesë në program.

Në fjalën e tij hapëse, Trump tha se Bordi i Paqes ishte një nga gjërat më të rëndësishme dhe me pasoja – në të cilat ai ka qenë i përfshirë, ndërsa vlerësoi vendet dhe udhëheqësit që po marrin pjesë.

Ai gjithashtu shprehu optimizëm se vendet e tjera të ftuara në Bordin e Paqes do ta pranonin ofertën e Trump për t’u bërë pjesë – pasi shumë aleatë kryesorë të SHBA-së refuzuan ftesat.

“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë pranuar do ta pranojnë,” tha ai.

“Disa po luajnë pak si “lezetshëm”. Kjo nuk funksionon. Nuk mund të luash si “i lezetshëm” me mua”, shtoi Trump.

Britania e Madhe, Franca, Norvegjia, Suedia dhe Sllovenia janë ndër vendet që thanë se nuk do të bashkohen, pjesërisht për shkak të shqetësimeve se kjo mund të lërë mënjanë OKB-në. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›