SHBA – Trump: I detyrova anëtarët të paguajnë 5%, NATO më thërret ”baba”

UASHINGTON, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – NATO më quan ‘’baba’’, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump mbi pseudonimin e tij të ri.
‘’Dua të them, kam shumë për të thënë për këtë. Unë rrita shpenzimet ushtarake nga 2% në 5% të PBB-së; nga 2% që paguanin tani do të paguajnë 5%’’, shtoi ai.
‘’Ata po e paguajnë sepse kur ne dërgojmë diçka, NATO paguan për të, dhe unë supozoj se ata ia japin Ukrainës. Por, Evropa po shkatërrohet”, theksoi Donald Trump për Politico. /os/