E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Jo shumë i kënaqur me përmbajtjen e negociatave me Iranin

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot se nuk ishte shumë i kënaqur me përmbajtjen e negociatave në vazhdim me Iranin.

“Nuk jam i kënaqur që iranianët nuk duan të na japin atë që na duhet. Nuk jam shumë i kënaqur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u tha presidenti amerikan gazetarëve.

“Do të kemi më shumë diskutime sot”, shtoi ai.

Ai deklaroi gjithashtu se nuk kishte marrë një vendim përfundimtar për sulmet e mundshme të SHBA-së kundër Iranit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›