E Diel, 1 Nëntor 2026

OST: Ndërprerje të energjisë në Elbasan, Gramsh e Librazhd në datat 2-4 mars

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OST) njoftoi sot se për shkak të punimeve në disa linja elektrike në Elbasan, Gramsh e Librazhd do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga data 2 deri 4 mars.

Sipas OST-së, linjat 400 kV Fier-Elbasan-Qafë Thanë dhe linja 10 kV, e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit Elbasan do të stakohen në datat 2-4 mars dhe ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike në harkun kohor 5 minuta, kohë e domosdoshme për kryerjen e manovrimeve, disa zona të rrethit Elbasan: Ital Druri, lagjja “Skënderbej”, Fabrika e Tullës, Pompat Hajdaran, Shushicë, Fushë-Buall, Tahiraj, Shirgjan, Reparti Mjekës, fshatrat Mjekës, Kryezjarr.

Në datën 2 mars 2026, nga ora 06:00 deri në orën 06:05, si dhe në datën 5 mars 2026, nga ora 06:00 deri në orën 06:05, do të stakohet Linja 35 kV L30–78 Mjekës-Banjë, për kryerjen e manovrimeve të nevojshme në rrjet.

Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike për 5 minuta nënstacionet Gramsh, Cërrunjë, Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft, HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha, Subjekti AL Mex Wood si edhe disa zona ne rrethin Gramsh: Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Ujësjellësi Shëmriz, Lagjja Sporti 1, 2, Pishaj, Lagjja Koçaj, Lagjja e Parkut, Kukur, Lenie, Lenie, Skënderbegas, Cërujë, Qerret, Sult, Tunjë, Kukuçovë, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Poroçan Strorë, Kotorr, Ranxhë, Katund, Lleshaj, Cingar, Kabash, Liras, Cacias, Tervol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Ujësjellësi Galigat, Gostimë, Shtëpanjë, Lagjja Lenge, Lamcallarët, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Shushicë, Tregan, Blerimas, Kacivel, Bizhdan, Gjinar, Sterstan, Kaferr, Shënavlash, Valesh.

Gjithashtu, njofton OST, në datat 2-4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në orën 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10 kV, e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, do të mbeten pa energji elektrike gjatë kësaj kohe disa zona në Elbasan: Shirgjan, Reparti Mjekës, fshatrat Mjekës e Kryezjarr.

/e.xh/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›