SHBA – Trump: Kemi kontroll të plotë të qiellit mbi Iran

KANANASKIS, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Në një postim disi të pakuptueshëm në Truth Social, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se “tani kemi kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin”.
“Irani kishte sisteme të mira gjurmimi ajror dhe pajisje të tjera mbrojtëse”, shkruan Trump.
”Por, nuk mund të konkurrojë me gjërat e konceptuara, projektuara dhe ndërtuara në Amerikë. Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja e mirë dhe e urtë”, përfundon Trump postimin e tij disi të pakuptueshëm në Truth Social./ a.jor.