E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: E dimë ku fshihet Khamenei, por nuk do ta eliminojmë për momentin

UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi Udhëheqësi Suprem, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump në Truth Social.

”Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta eliminojmë atë… nuk do ta vrasim, të paktën ende jo”, shtoi ai.

”Ne nuk duam që raketat të lëshohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po mbaron. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, theksoi ai.

Edhe ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz nga ana e tij kërcënoi udhëheqësin iranian Ali Khamenei se mund të “përfundojë si udhëheqësi i rrëzuar irakian Saddam Hussein”.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes, Katz u takua me komandantë të lartë të ushtrisë izraelite për të vlerësuar situatën në lidhje me sulmet ndaj Iranit.

Duke iu referuar sulmit ajror që ata kryen dje ndaj televizionit shtetëror, Katz tha se ata do të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj Iranit./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›