E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Më duhet të marr një vendim të rëndësishëm për Iranin

UASHINGTON, 17 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se duhet të marrë një “vendim të rëndësishëm” lidhur me luftën e bllokuar me Iranin, kryesisht nëse duhet ta “asgjësojë” apo jo Republikën Islamike.

“Më duhet të marr një vendim të rëndësishëm për Iranin”, tha ai për portalin e lajmeve “Axios”.

“A dua të hyj dhe t’i asgjësoj ata (regjimin iranian), apo jo? Është një vendim i madh. Gjithçka mund të ndodhë me mua”, u shpreh Trump.

Trump nuk e përmendi konkretisht Iranin në këtë deklaratë, por ai ka kërcënuar vazhdimisht se do ta shkatërrojë vendin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli sulmuan së bashku Iranin më 28 shkurt.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj bazave amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme.

Konflikti tashmë ka zgjatur pothuajse shtatë muaj. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›