SHBA – Trump: Uashingtoni nuk ka një plan konkret për trashëgiminë politike në Iran

UASHINGTON, 3 mars /ATSH-DPA/- Uashingtoni aktualisht nuk ka një plan konkret për trashëgiminë politike në Iran, tha sot presidenti i SHBA-së Donald Trump.
“Shumë nga njerëzit që kishim në mendje kanë vdekur”, tha Trump ndërsa mirëpriti kancelarin gjerman Friedrich Merz në Shtëpinë e Bardhë.
Reza Pahlavi, djali i monarkut (shahut) të fundit të Iranit, i cili u rrëzua në vitin 1979, është paraqitur si një udhëheqës kalimtar për Iranin, por Trump nuk shprehu mbështetje të drejtpërdrejtë.
“Kam thënë se ai duket si një person shumë i mirë, por mua më duket se dikush që është atje është aktualisht popullor, nëse ka një person të tillë, por ne kemi njerëz të tillë”, tha Trump. //a.i/