E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump e lidh autizmin me “Tylenol”, u bën thirrje grave shtatzëna ta shmangin atë

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha dje se ekziston një lidhje midis përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe autizmit, një pretendim i dënuar gjerësisht nga ekspertët e Britanisë së Madhe.

Presidenti i SHBA-së tha se ka pasur një “rritje meteorike” të rasteve të autizmit dhe sugjeroi që Tylenol – i cili quhet paracetamol në disa vende përfshirë Britaninë e Madhe – është një shkak i mundshëm.

Ai tha se nuk duhet të merret “gjatë gjithë shtatzënisë”, dhe gjithashtu ngriti shqetësime të pabaza në lidhje me vaksinat.

Shkencëtarët reaguan përpara se presidenti të mbante fjalimin e tij, duke thënë se pretendimi i Trump rrezikon të stigmatizojë familjet që kanë fëmijë autikë.

“Ka grupe të caktuara njerëzish që nuk marrin vaksina dhe nuk marrin asnjë ilaç, që nuk kanë autizëm”, tha presidenti.

“A është kjo një deklaratë e saktë?”, tha ai duke iu drejtuar sekretarit amerikan të Shëndetësisë, Robert F Kennedy Jr.

Trump tha se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të njoftojë të gjithë mjekët amerikanë me udhëzime të reja.

Ekspertët thanë se rritja e rasteve në SHBA është kryesisht për shkak të një përkufizimi të ri për çrregullimin – që tani përfshin raste të lehta në një spektër dhe diagnoza më të mira.

Në Britaninë e Madhe, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) tha se “paracetamoli është zgjedhja e parë e qetësuesit të dhimbjeve nëse jeni shtatzënë.

Zakonisht merret gjatë shtatzënisë dhe nuk e dëmton fëmijën.

Në gusht të këtij viti, një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan dhe spitali “Mount Sinai” raportoi se ekspozimi ndaj acetaminofenit, i cili njihet edhe si “Tylenol” ose paracetamol, gjatë shtatzënisë mund të nënkuptojë që fëmijët kanë më shumë gjasa të zhvillojnë çrregullime neurozhvillimore, duke përfshirë autizmin dhe ADHD-në.

Sipas studimit, duhen ndërmarrë hapa për të kufizuar përdorimin e acetaminofenit, një ilaç i rëndësishëm për trajtimin e etheve dhe dhimbjeve tek nënat, të cilat mund të dëmtojnë edhe foshnjat. //a.i/

Publiku mbështetet në deklarata të matura dhe të kujdesshme, të cilat bazohen në kërkime të forta shkencore, kur vendos se cilat barna ose vaksina duhet të marrin ata ose fëmijët e tyre.

Kur presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje në Zyrën Ovale se marrja e “Tylenol”, i njohur si paracetamol, “nuk është i mirë” dhe se gratë shtatzëna duhet të “luftojnë me të gjitha forcat” për ta marrë atë vetëm në raste të etheve ekstreme, ai bëri supozime dhe dha mendime personale dhe ndjesi intuitive.

Lidhur me paracetamolin, sipas një studimi të kohëve të fundit – një përmbledhje e studimeve – sugjerohet një lidhje midis përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe autizmit tek fëmijët, por asnjë lidhje shkakore, që do të thotë se nuk ka prova të forta që sugjerojnë për një rrezik.

Hulumtues të tjerë nuk gjetën lidhje, por presidenti Trump shkoi shumë më tej në deklaratën e tij, duke i nxitur gratë të mos e marrin ilaçin gjatë shtatzënisë.

Zyrtarët e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe kanë theksuar se paracetamoli mbetet qetësuesi më i sigurt i dhimbjeve në dispozicion, për gratë shtatzëna.

Aspirina ose ibuprofeni normalisht nuk rekomandohet sepse këto ilaçe mund të ndikojnë në qarkullimin e gjaku të foshnjës.

Presidenti Trump sugjeroi që vaksinat duhet të jepen në doza të vetme, por kjo do të thotë që fëmijët do të mbeten të pambrojtur për periudha të gjata ndërsa presin dozën tjetër.

Politika shëndetësore meriton fakte të forta.

Ajo që pamë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë ishte komenti dhe potenciali për konfuzion të madh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›