E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump planifikon rritje rekord prej 1,5 trilion dollarësh në shpenzimet e mbrojtjes

UASHINGTON, 3 prill /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon një rritje të madhe të shpenzimeve ushtarake, sipas një projektbuxheti të publikuar sot nga Shtëpia e Bardhë.

Financimi pritet të arrijë një rekord prej 1,5 trilion dollarësh në buxhetin e vitit 2027, raportuan mediet lokale.

Për vitin aktual financiar 2026, rreth 1 trilion dollarë janë ndarë për mbrojtjen.

Plani i buxhetit të qeverisë i paraqitet Kongresit, duke shërbyer si një lloj udhërrëfyesi dhe duke përcaktuar prioritetet e administratës.

Kongresi më pas, vendos për një sërë projektligjesh buxhetore, të cilat presidenti amerikan duhet t’i nënshkruajë që ato të hyjnë në fuqi.

Trump njoftoi në fillim të vitit se po planifikonte një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›