E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Udhëtarëve nuk do t’u kërkohet më të heqin këpucët para se të hipin në avion

NJU JORK, 8 korrik /ATSH/- Për herë të parë në pothuajse 20 vjet, udhëtarët mund të mos jenë më të detyruar të heqin këpucët gjatë kontrolleve të sigurisë në aeroportet e SHBA-së, sipas AP.

Administrata e Sigurisë së Transportit po kërkon të heqë dorë nga hapi shtesë i sigurisë – që për vite me radhë – ka shqetësuar këdo që kalon nëpër aeroportet e SHBA-së.

Nëse zbatohet, kjo do t’i jepte fund një kontrolli sigurie të vendosur pothuajse 20 vjet më parë – pas përpjekjes së dështuar të “bombarduesit me këpucë” Richard Reid për të rrëzuar një avion nga Parisi në Miami – në fund të vitit 2001.

Buletini i udhëtimeve “Gate Access” ishte i pari që raportoi se do të ketë ndryshim të kontrollit të sigurisë.

“ABC News” raportoi se politika e re u lejon udhëtarëve të mbajnë këpucët e tyre gjatë kontrolleve standarde në shumë aeroporte të SHBA-së, duke filluar nga e diela.

Kjo do të zgjerohet së shpejti në të gjitha aeroportet. Plani është që ndryshimi të ndodhë së shpejti në të gjitha aeroportet e SHBA-së.

Udhëtarët, më parë mund të anashkalonin kërkesën shtesë të sigurisë nëse merrnin pjesë në programin TSA PreCheck, i cili kushton rreth 80 dollarë dhe zgjat pesë vjet.

Programi u lejon pasagjerëve të linjave ajrore të kalojnë gjatë procesit të kontrollit pa hequr këpucët, rripat ose xhaketat e lehta.

Udhëtarët që janë 75 vjeç ose më të vjetër dhe ata 12 vjeç ose më të rinj nuk janë të detyruar të heqin këpucët në pikat e kontrollit të sigurisë.

TSA nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ende ndryshimin e raportuar të kontrollit të sigurisë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›