E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Ushtria amerikane: Irani nuk ka më anije në Gjirin e Omanit

UASHINGTON, 2 mars /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane tha sot se udhëheqja iraniane nuk kishte më anije në Gjirin e Omanit.

Dy ditë më parë, kishte 11 anije, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) përgjegjëse për rajonin në Lindjen e Mesme, në platformën X.

“Regjimi iranian ka sulmuar anijet ndërkombëtare në Gjirin e Omanit për dekada. Ato ditë kanë mbaruar”, tha CENTCOM.

“Liria e lundrimit detar ka mbështetur prosperitetin ekonomik amerikan dhe global për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë ta mbrojnë ate”, thuhet në deklaratë.

Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin e Omanit me Gjirin. Ngushtica është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë për naftën.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e kanë quajtur shkatërrimin e Marinës Iraniane si një nga qëllimet e tyre të luftës. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›