SHBA – Shtëpia e Bardhë: Janë vrarë 49 nga zyrtarët më të lartë të regjimit iranian

UASHINGTON, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se 49 nga zyrtarët më të lartë të regjimit Iranian janë vrarë deri më tani gjatë operacionit ‘’Epic Fury’’.
“Parandalimi i këtij regjimi radikal dhe udhëheqësve të tij terroristë nga kërcënimi i Amerikës dhe interesave tona kritike të sigurisë kombëtare është një qëllim i qartë dhe i domosdoshëm”, shkroi zyrtarja në një postim në X. /os/