SHBA – Zjarre të mëdha detyrojnë evakuimin e banorëve në Grand Canyon

KALIFORNI, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Zjarret e shkaktuara nga rrufetë kanë detyruar evakuimin e vizitorëve në Parkun Kombëtar të Grand Canyon në Arizona, njoftuan mbrëmë autoritetet e parkut.
”Vizitorët u evakuuan nga pjesa veriore e parkut (North Rim) dhe hyrja në këtë zonë do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë”, sipas faqes zyrtare të parkut.
Stafi dhe banorët e parkut janë strehuar në vende të sigurta.
Ndërkohë, në Kolorado, të gjithë vizitorët dhe stafi u urdhëruan të largohen nga Parku Kombëtar Black Canyon of the Gunnison, pasi disa zjarre të shkaktuara nga rrufetë shpërthyen në të dy anët e kanionit.
Autoritetet paralajmëruan për tym të dendur deri të paktën sot në mëngjes dhe u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda nëse përkeqësohet cilësia e ajrit.
Të dy parqet ndodhen në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku temperaturat e larta dhe kushtet e thata kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve./ /Ad.Ab./ a.jor.