E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-Iran armëpushim: Hormuzi pa tarifa 60 ditë, hiqen sanksionet ndaj Teheranit

Një dokument me 14 pika të dakordësuara u firmos mesh Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit me të dyja palët që zotohen për bisedime të mëtejshme për të arritur një marrëveshje përfundimtare gjatë 60 ditëve të ardhshme.

Dokumenti iu vu në dispozicion Donald Trump nga sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio i cili nxitoi për te Presidenti menjëherë pasi ai mori në dorë një kopje të marrëveshjes e cila ishte nënshkraur më herët edhe nga presidenti iranian Mahsud pezeshkian.

Trump ndodhej në Pallatin e Versajës në Francë pas një darke me presidentin Macron. Por, me më pak se 800 fjalë në anglisht, pakti me 14 pika lë shumë detaje për më vonë, përfshirë temën delikate të programit bërthamor të Iranit. Por i premton Republikës Islamike qasjen në shumë fonde.

Me heqjen e sanksioneve nga SHBA, Irani mund të shesë naftën e tij në botë, por gjithashtu potencialisht i jep atij vendi qasje edhe në miliarda dollarë asete të ngrira dhe 300 miliardë dollarë financim për rindërtimin e vendit.

Mes pikave të memorandumit të mirëkuptimit është rihapja e Ngushticës së Hormuzit, ndersa SHBA do të heqë bllokadën ndaj porteve iraniane. Marrëveshja përcakton se bllokada do të përfundojë plotësisht brenda 30 ditësh.

Irani, nga ana e tij do të bëjë përpjekje për të lejuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës pa tarifa për 60 ditë.

Ndër të tjera, Irani ka rënë dakord të mos zhvillojբ armë bërthamore. Zvicra njoftoi se ceremonia zyrtare e nënshkrimit, me përfaqësues të SHBA-së Iranit dhe vendeve të rajonit do të zhvillohet të premten, pavarësisht se dokumenti fizik u firmos paraprakisht nga të dyja palët.

Marrëveshja u përshëndet nga liderët botërorë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›