SHËN PETËRBURG – Rusia paralajmëron SHBA-në për rrezikun e përfshirjes së drejtpërdrejtë në konfliktin Izrael-Iran

MOSKË, 18 qershor /ATSH-DPA/- Rusia paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rrezikun e përfshirjes së drejtpërdrejtë në konfliktin Izrael-Iran.
“Do të ishte një hap që do ta destabilizonte rrënjësisht të gjithë situatën”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Sergei Ryabkov në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, në Shën Petërburg.
“Edhe spekulimet mbi pjesëmarrjen e SHBA-së janë të rrezikshme”, tha diplomati.
Rusia e ka kritikuar ashpër Izraelin për sulmet e tij kundër Iranit, duke akuzuar udhëheqjen izraelite se po e çonte botën në prag të një katastrofe bërthamore.
Moska dhe Teherani shihen si partnerë të ngushtë në Lindjen e Mesme. //a.i/