SHKUP – Rutte: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

BRUKSEL, 3 mars /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mbrojti sot sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, duke thënë se ambiciet bërthamore dhe raketore të Teheranit përbënin një kërcënim serioz përtej Lindjes së Mesme.
Duke folur së bashku me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në Shkup, Rutte tha se Irani ishte “afër” përvetësimit të pajisjeve të armëve bërthamore.
“Kjo përbën një kërcënim jo vetëm për rajonin, por edhe një kërcënim të madh për ne këtu në Evropë”, tha ai.
Rutte theksoi se NATO nuk ishte e përfshirë në konflikt, pavarësisht se SHBA-ja është aleate e NATO-s dhe Irani po hakmerret me sulme kundër bazave ushtarake të aleatëve të tjerë.
Në bisedat telefonike me udhëheqësit e vendeve të NATO-s gjatë fundjavës, Rutte tha se kishte patur mbështetje të gjerë brenda aleancës për përpjekjet për të neutralizuar pajisjet bërthamore dhe raketore balistike të Iranit.
Rutte hodhi poshtë raportet se presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte kërkuar NATO-s të bashkohej me fushatën e SHBA-së kundër Iranit.
“Presidenti nuk kërkoi që NATO të bashkohej”, tha Rutte, duke shtuar kjo nuk ishte e vërtetë.
“Kjo është një fushatë e udhëhequr nga SHBA-ja dhe Izraeli”, tha Rutte.
“Ajo që po shohim është se shumë aleatë po ofrojnë mbështetje kyçe. Kjo nuk është pjesë e fushatës”, shtoi ai. //a.i/