SLLOVAKI – Fico: Synojmë marrëveshje për ndërprerjen e furnizimeve me gaz rus

PRAGË, 12 korrik /ATSH/ – Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico deklaroi sot se vendi synon të arrijë deri të martën një marrëveshje me Komisionin Evropian dhe partnerët e BE-së për të siguruar garanci që nuk do të ketë pësoja nga ndërprerja e furnizimit me gaz rus si dhe për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, sipas Reuters.
Sllovakia ka bllokuar paketën e 18-të të sanksioneve për shkak të mosmarrëveshjes me një propozim të veçantë të Komisionit që parashikon ndërprerjen e të gjitha importeve të gazit rus nga viti 2028.
Sipas Sllovakisë, kjo mund të shkaktojë mungesa, rritje të çmimeve dhe tarifave të tranzitit si dhe pretendime për dëmshpërblim nga furnizuesi rus ”Gazprom”. /Ad.Ab./ a.jor.