SPANJË – Stuhia ”Leonardo” shkakton një viktimë dhe dëme të shumta

MADRID, 5 shkurt /ATSH-AFP/ – Agjencia meteorologjike spanjolle hoqi sot alarmin e kuq për reshje të jashtëzakonshme shiu, pas kalimit të stuhisë “Leonardo”, e cila shkaktoi dëme të shumta në Andaluzi (Spanja jugore) dhe çoi në zhdukjen e një gruaje që ra në një lumë, sipas Gardës Civile.
“Do të vazhdojë të bjerë shi në Andaluzi. Reshjet do të jenë më pak intensive, megjithëse uji do të vazhdojnë të grumbullohen në zonat tashmë të ngopura”, njoftoi agjencia kombëtare meteorologjike, Aemet në një deklaratë.
Në Andaluzi, rajoni jugor më i prekur nga stuhia “Leonardo”, agjencia njoftoi se po ulte alarmin për reshje shumë të rrëmbyeshme shiu nga niveli i kuq, më i larti, në portokalli, ndërsa paralajmëroi për erëra të vazhdueshme shumë të forta.
Sipas Aemet, zonat në Spanjën veriperëndimore ishin sot gjithashtu nën një alarm portokalli.
Në Andaluzi, ku më shumë se 40 centimetra shi ranë në disa zona, ekuivalente me reshjet e disa muajve në vende të caktuara, Garda Civile tha se po kërkonte një grua që ra në lumin Turville, në komunën e Sayalonga.
Të përballur me reshje shiu të përshkruara si “të jashtëzakonshme” nga Aemet, autoritetet rajonale morën masa duke mbyllur dje shumicën e shkollave të rajonit dhe duke evakuuar të paktën 3 500 persona.
Mësimi rifilloi në disa shkolla, por jo në zonat më të prekura nga përmbytjet./ /Ad.Ab./ a.jor.