E Diel, 1 Nëntor 2026

STAMBOLL – Edogan: Rendi ndërkombëtar pas LIIB po përballet me krizë legjitimiteti

STAMBOLL, 27 mars /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se rendi ndërkombëtar, i krijuar nga fituesit e Luftës së Dytë Botërore, po përballet sot me një krizë të thellë legjitimiteti në pothuajse të gjitha fushat.

“Rendi i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, i ndërtuar nga fituesit e saj, përballet me një krizë të thellë legjitimiteti pothuajse në të gjitha fushat”, tha Erdogan në një mesazh video në Samitin Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik 2026, i mbajtur në Stamboll.

“Dhënia fund e tragjedive dhe rikthimi i paqes dhe stabilitetit në mbarë botën, veçanërisht në rajon, është më e rëndësishme se kurrë”, tha ai.

“Turqia do të vazhdojë me vendosmëri qëndrimin e saj parimor, të vendosur dhe të përqendruar te paqja, i bazuar në vlera humanitare dhe drejtësi”, shtoi presidenti turk./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›