E Diel, 1 Nëntor 2026

STAMBOLL – Turqia: Raketa iraniane u interceptua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

STAMBOLL, 9 mars /ATSH-DPA/- Një raketë balistike e lëshuar nga Irani u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s ndërsa hynte në hapësirën ajrore turke, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Në një deklaratë në platformën X, ministria tha se raketa ishte interceptuar nga sistemet mbrojtëse të NATO-s, të vendosura në Mesdheun Lindor.

“Disa mbeturina nga municionet ranë në tokë të zbrazët në Gaziantep. Nuk ka pasur viktima apo të plagosur”, tha ministria.

“Do të merren të gjitha masat e nevojshme… kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha ajo.

Gjithashtu, ministria paralajmëroi se ishte në interesin e të gjithëve të dëgjonin paralajmërimet e Turqisë për këtë çështje.

Incidenti vjen më pak se 48 orë pasi qeveria turke paralajmëroi Iranin për rrezikun e hedhjes së raketave të tjera drejt Turqisë.

Zyra e presidentit Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot, fuqimisht për rrezikun e çdo veprimi të mëtejshëm të tillë.

Javën e kaluar, NATO rriti nivelet e gatishmërisë së sistemeve të saj të mbrojtjes balistike për shkak të një sulmi të mëparshëm raketor iranian ndaj Turqisë më 4 mars. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›