Numërohen 135 490 fletëvotimi nga diaspora, PS kryeson me 54,07%

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Procesi i numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vazhdon ende, ndërsa janë numëruar 135 490 fletëvotimi nga 194 889 në total.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së në orën 18:35 nga numërimi i votave nga jashtë Partia Socialiste kryeson me 72 541 vota ose 54,11%, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e dyta me 37 738 vota ose 28,15%.
Forca e tretë politike sipas të dhënave deri tani renditet Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që ka marrë 11 003 vota ose 8,21%.
Partia Mundësia ka marrë 5038 vota ose 3,76%, si edhe “Lëvizja Bashkë” ka marrë 3611 vota ose 2,69%.
Partia Socialdemokrate ka marrë 1696 vota, që përbëjnë 1,27%.
/m.m/r.e/