E Diel, 1 Nëntor 2026

Sala: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te spitali Onkologjik

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Brenda vitit 2026, spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të pajiset me brakiterapi. Kështu bëri të ditur gjatë një interviste ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale, Evis Sala.

“Brenda vitit do të jetë brakiterapia”, tha ministrja, e cila shtoi se po punohet për përmirësimin e sistemit të Onkologjisë.

E pyetur në lidhje me mungesën e medikamenteve në spitalin Onkologjik, Sala tha se “këto janë probleme të trashëguara, janë probleme reale, është përmirësuar situata e ilaçeve. Mënyra që punoj, ka probleme akute dhe do të gjesh zgjidhje emergjente, por duhet të ngresh sisteme të qëndrueshme. Prandaj po punojmë për zgjerimin e listës së rimbursueshme të barnave dhe kjo siguron qëndrueshmëri dhe shumëllojshmëri të pajisjes me barna. Kjo është bërë në të njëjtën kohë me përditësimin e protokolleve të trajtimit”.

Sala shtoi se “brenda vitit do të arrijmë të sigurojmë për barnat e domosdoshme. Instituti i Onkologjisë që do të ndërtohet brenda këtij viti, do të investohet edhe tek ndërtesa, do të ndërtohet një kat për kërkimin”.

E pyetur se pse Shqipëria nuk ka një petscan, Sala tha se “duhen ngritur sistemet, është e gjitha ekosistem. Kemi filluar koordinimin me Agjencinë Atomike, kemi parë të gjithë programin, ka një financim për petscanin. Kjo duhet parë me hallka i gjithë zinxhiri”.

Sa i përket kushteve spitalore, ministrja theksoi se gjëja më e rëndësishme dhe baza është diagnostifikimi korrekt.

“Dua të ndalem në kualitetin e shërbimit dhe ambientet. Në “Gemeli” ku kam punuar vetë në urgjencë është 48-72 orë pritja në urgjencë dhe nuk është e rrallë ku trajtimi bëhet edhe në korridor. Kryesor është marrja e shërbimit. Po kështu është Anglia dhe Amerika. Disa i kemi disgonoifikur dhe kemi marrë masa, disa jemi në proces, si për rrjetin spitalor. Duhet të marr statistika të sakta, duhet të shikoj disa indikatorë”, tha ajo.

Sala tha se një nga prioritetet e Ministrisë do të jetë reforma spitalore.

“Fillon me vlerësimin e gjendjes së spitaleve që kemi në bazë të dy grupeve: lëvizjet demografike dhe tjetra performanca. Kohëzgjatja në spital, shfrytëzimi i shtratit. Ne po mbledhim të tëra të dhënat. Kjo është e rëndësishme të kesh ndihmën e ekspertëve tanë dhe të huaj për një masterplan spitalor si do të ecim përpara. Plani është për të rikualifikuar ato spitale. Shpejt do të dalim me një plan zbatimi me faza pasi është ndryshim i madh për sistemin. Do të fillojë me një rajon, këtë vit do të fillojmë ta vendosim në zbatim”, tha Sala.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›