E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Vizitë në Qendrën Operacionale, Nufi: Siguria kibernetike, në qendër të vëmendjes sonë!

Përmes një publikimi në rrjete sociale, Ministri i Mbrojtjes z. Ermal Nufi bën me dije se ka vizituar Qendrën Operacionale Kibernetike – pjesë e Komandës Kibernetike dhe Ndërlidhjes në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai shprehet se përgjatë kësaj vizite “është konstatuar progresi i jashtëzakonshëm të arritur në ngritjen e kapaciteteve kibernetike për mbrojtjen e infrastrukturave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.”

Ndër të tjera, Ministri Nufi nënvizon gjithashtu se:

“Me mbështetjen edhe të partnerëve tanë strategjikë, do të vazhdojnë trajnimet dhe investimet për konsolidimin e mëtejshëm të kapaciteteve kibernetike.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›