E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Saliu e dinte që do më hiqnin”, Spiropali mesazhe të koduara për Ramën. PD e merr në mbrojtje, voton kundër shkarkimit të ministres së Jashtme

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, nuk e ka fshehur acarimin ndaj kryeministrit Edi Rama pas shkarkimit të saj nga detyra. Në seancën e sotme plenare, ku u diskutua dekreti i presidentit për emërimin e ministrave të rinj, Spiropali i ka dërguar një mesazh të koduar Ramës, duke aluduar se Sali Berisha e kishte marrë vesh më herët vendimin për largimin e saj.

“Jam e qartë, jam e qetë. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin tim e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e Kuvendit dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, për asgjë tjetër”, u shpreh Spiropali gjatë një replike në seancën plenare.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka dalë në krah të ish-ministres, duke votuar kundër shkarkimit të saj nga detyra. Megjithatë, kjo votë nuk i shërbeu shumë Spiropalit, e cila u shkarkua me votat e socialistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›