Kontrabandë mallrash dhe sigurimi i lëndëve plasëse/Arrestohen 2 shtetas

Policia e Durrësit ka njoftuar kapjen dhe ndalimin e 2 shtetasëve të akuzuar për kontrabandë mallrash dhe sigurimi i një sasie lënde plasëse që do të përdorej për ngjarje kriminale
Sipas informacioneve paraprake është kapur dhe ndaluar në PKK Morinë shtetasi Kristjan Lica, banues në Dibër, 34-vjeç, i cili akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që do të përdorej për ngjarje kriminale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”. Ai akuzohet se ka siguruar një sasi lënde plasëse që është gjetur në një banesë në lagjen nr.10, Durres, në vitin 2022, e cila nga hetimet rezultoi se do të përdorej për ngjarje kriminale.
Është kapur gjihashtu në hyrje të RSh-së, shtetasi malazez Budak Rugova., 44 vjeç, banues në Malin e Zi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm”.
Stukturat e DVP Durrës, kanë shkëmbyer informacione dhe kanë bashkëpunuar me strukturat e Policisë Kufitare në Kukës dhe në Shkodër, për kapjen e 2 shtetasve në kërkim.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.