E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, Osmani takon deputetët gjermanë

PRISHTINË, 24 tetor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e Përgjithshëm të Konrad, Adenauer Stiftung.

Në Berlin, në takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, zhvilluam biseda të rëndësishme për bashkëpunimin dypalësh.

“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Gjatë qëndrimit në Berlin, presidentja Osmani ka mbajtur fjalime në Institutin Aspen, Universitetin e Berlinit, në forumin “The Humboldt Speeches on Europe”, si dhe është takuar me mërgatën shqiptare në Berlin.

1 nga 6

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›