E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seancë me tensione në Kuvend: opozita bllokon foltoren, kalojnë me votë ministrat e rinj

Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministrat e kabinetit Rama u votëbesuan në Kuvend  mes kaosit të opozitës. Në momentin e votëbesimit Sali Berisha në krye me deputetët e tij bllokuan foltoren e Kuvendit.

Seanca  nisi me debate mes opozitës dhe mazhorancës për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Opozita kërkoi të futet në rend dite raporti i saj pro heqjes së imunitetit të Ballukut. Gazment Bardhi tha se mazhoranca po zgjat shqyrtimin dhe ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar. Ndërsa kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj se janë brenda afatit 2 javor për të hartuar raportin e tyre, të cilin do ta sjellin në Kuvend seancën e 12 marsit bashkë me raportin e opozitës. Shkarkimi i ministrave Belinda Balluku 85 vota Elisa Spiropali 83 vota Pirro Vengu  81 vota Albana Koçiu 83 vota Besfort Lamallari 83 vota Toni Gogu 82 vota Emërimet Albana Koçiu zv/kryeministre 83 vota pro 3 kundër Ferit Hoxha ministër i Jashtëm 83 pro 4 kundër Besfort Lamallari ministër i Brendshëm 83 vota pro 4 kundër Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes 83 vota pro 6 kundër Toni Gogu ministër i Drejtësisë 83 vota pro 5 kundër Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 vota pro 6 kundër Eriona Ismaili ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin 82 vota pro 4 kundër

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›