E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 170 komplete me çadra dhe shezlongë në Vilë Bashtovë dhe në Kepin e Rodonit, 6 persona nën hetim

Vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i Lirë”. Policia ka liruar dy hapësira në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Janë sekuestruar 170 komplete me çadra dhe shezlongë, ndërsa 6 persona janë proceduar në gjendje të lirë.

“Gjatë kontrolleve, në dy hapësira publike, në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, te Kepi i Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 170 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 6 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. I., 19 vjeç, A. B., 48 vjeç, G. M., 48 vjeç, Xh., Gj., 28 vjeçe, I. B., 64 vjeç dhe E. L., 37 vjeçe, banues në Durrës, Kavajë dhe Tiranë”, njoffoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›