E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë konstatuar një rast të futjes së paligjshme të medikamenteve në territorin shqiptar gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të vijës së dytë në një automjet të ardhur nga Bari (Itali), janë gjetur 4 kuti me medikamente të ndryshme, të padeklaruara dhe pa dokumentacion shoqërues përkatës.

Medikamentet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit së bashku me materialet përkatëse janë referuar pranë organeve kompetente për veprime të mëtejshme procedurale.

Dogana thekson se vijon kontrollet e shtuara në pikat kufitare, me qëllim forcimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

1 nga 4

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›