Manjani: Projektligji “Për të huajt”, përafrim i kuadrit ligjor me standardet evropiane

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani zhvilloi sot një takim me grupin ndërinstitucional të punës për hartimin e projektligjit “Për të huajt”, pjesë integrale e Kapitullit 2 “Lëvizja e lirë e njerëzve”.
Gjatë takimit, Manjani theksoi rëndësinë e vijimit të punës për përmirësimin dhe përafrimin e kuadrit ligjor shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, në funksion të avancimit të procesit të integrimit europian të vendit.
Ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të GIZ, e cila asiston Shqipërinë me ekspertizë teknike në kuadër të grupkapitullit 2, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së legjislacionit dhe përputhshmërisë së tij me acquis communautaire.
Në fokus të diskutimeve ishin ndryshimet e propozuara në projektligj, të analizuara në mënyrë të detajuar nga anëtarët e grupit të punës, me synim finalizimin e paketës së plotë ligjore.
1 nga 7/r.e/a.f/