TIA: Fluturimet po zhvillohen sipas planifikimit, furnizimi me karburant i garantuar

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme që kanë ndikuar në trafikun ajror ndërkombëtar.
Autoritetet aeroportuale bëjnë të ditur se të gjitha operimet po zhvillohen sipas planifikimit, pa ndërprerje apo devijime, ndërsa furnizimi me karburant është i garantuar dhe siguron vazhdimësi të plotë të shërbimit për të gjitha linjat ajrore që operojnë drejt dhe nga Tirana.
“Prioriteti ynë mbetet gjithmonë siguria dhe një eksperiencë e besueshme për çdo pasagjer”, bëjnë të ditur autoritetet aeroportuale, duke i siguruar qytetarët dhe udhëtarët se çdo fluturim po kryhet në përputhje me protokollet ndërkombëtare.
/r.e/a.f/