E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohet “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro në Tiranë


TIRANË, 24 shtator /ATSH/ Policia e Tiranës sekuestroi një makinë tip “Ferrari” me vlerë rreth 600 mijë euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Policia njoftoi se në kuadër të operacionit policor të koduar “Red”, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

“Nga hetimet e mëtejshme u identifikuan shtetasi të cilit 30-vjeçari ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, konkretisht S. Ll., 36 vjeç, si dhe shtetasi që kishte sjellë automjetin, në Shqipëri, për llogari të 30-vjeçarit, konkretisht A. L., 30 vjeç”, njoftoi policia.

Sipas policisë, në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të 3 këta shtetas.

Gjithashtu, vijojnë hetime për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të shtetasit E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/m.q//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›