E Diel, 1 Nëntor 2026

“Serat e drogës në Berat, SPAK ‘pret kokat’ – 133 vite burg për grupin kriminal”

Pretencë e fortë nga SPAK për 17 të pandehurit e dosjes së bujshme të kanabisit në Berat, ku aktiviteti kriminal zhvillohej në sera të mbyllura.

Prokurori i Posaçëm, Behar Dibra, ka kërkuar në total 133 vite burg, ndërsa dënimet më të larta janë për dy prej të akuzuarve kryesorë:

  • Sadetin Hasaj – 13 vite burg
  • Blerim Xheka – 13 vite burg

Ndërkohë, për anëtarët e tjerë të grupit janë kërkuar dënime nga 5 deri në 10 vite burg, në varësi të rolit në aktivitetin kriminal. Për katër prej tyre është kërkuar pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja në provë për 3 vite.

Hetimet lidhen me një operacion të zhvilluar më 10 nëntor 2022, ku u zbulua një rrjet i organizuar për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. Gjatë aksionit u sekuestruan rreth 870 kilogramë kanabis dhe u arrestuan të paktën 11 persona.

Dy vite më pas, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën “arrest në burg” për disa prej të përfshirëve.

Të pandehurit akuzohen për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal”.

Skandali pati ndikim të fortë edhe në strukturat e rendit, pasi në atë kohë u morën masa disiplinore ndaj efektivëve lokalë, deri në largime nga detyra dhe penalizime në karrierë, për shkak të moszbulimit të aktivitetit kriminal që zhvillohej në zonë.

Emrat :

Sadetin Hasajn e Blerim Xhekën, nga 13 vite secili.
Sadetin Hasaj, kërkohen 13 vite burg
Blerim Xheka, kërkohen 13 vite burg
Sidrit Bisha, kërkohen 10 vite burg
Suad Smakaj, kërkohen 9 vite burg
Jurgen Ujkaj, kërkohen 10 vite burg
Samoel Lushaj, kërkohen 10 vite burg
Endriol Xheka, kërkohen 9 vite burg
Mirvaldo Disha, kërkohen 9 vite burg
Hmadi Dyli, kërkohen 8 vite burg
Arben Vrapi, kërkohen 6 vite burg
Adiol Çifliku, kërkohen 6 vite burg
Lulzim Bushataj, kërkohen 5 vite burg
Mustaf Manej, kërkohen 5 vite burg
Bashkim Mema, kërkohen 5 vite burg
Drita Mema, kërkohën 5 vite burg
Izmire Mema, kërkohen 5 vite burg
Edison Mema, kërkohen 5 vite burg

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›