E Martë, 3 Nëntor 2026

Sezoni i grurit, pas datës 25 qershor autokombajna fillon korrjen

Sezoni për korrjen e grurit po afron, proces i cili do të nisë brenda këtij muaji në qarkun e Kukësit.

“Është lulëzimi, faza e pjekjes e qumështit dhe është fundi. Nuk janë të gjithë parcelat njësoj”, tha specialisti Sherfi Visha.

Sipas specialistit te bujqësisë Sherfi Visha sivjet makinat korrëse priten të futen në parcelat me grurë afër datës 25 qershor, më herët se vitin e kaluar.

“Shpresojmë që pas datës 25 qershor të jemi gati”, tha Sherfi Visha.

Ky vit është me rendiment më të lartë, për arsye të disa faktorëve që këtë vit  nuk janë në arat me grurë. Visha bën me dije se pas korrjes së grurit fermerët duhet ta pastrojnë atë që Produkti të dalë sa më i pastër. Kushtet atmosferikë kanë bërë të sezoni të nisë më herët, ku në qarkun e Kukësit numërohen rreth 300 hektarë me grurë.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›