E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: 235 milionë euro investime në qarkun e Kukësit, 177 km rrugë të brendshme të transformuara

TIRANË, 30 prill/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një takimi në Kukës mbi arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, u ndal ndër të tjera tek investimet në qarkun e Kukësit gjatë këtyre 12 viteve.

Në fjalën e tij Rama theksoi se “në total në qarkun e Kukësit janë realizuar 417 projekte me vlerë 235 milionë euro. Në infrastrukturë energjetike janë kryer 42 projekte me vlerë 18 milionë euro, në bujqësi 28 projekte me vlerë 9 milionë euro, në arsim 70 projekte me vlerë 19.3 milionë euro,, në sport 11 projekte me vlerë 2.97 milionë euro, në shëndetësi dhe kujdes social 27 projekte me vlerë 7 milionë euro”.

“Në infrastrukturë rrugore janë kryer 153 projekte me vlerë 134 milionë euro. 177 km rrugë të brendshme brenda për brenda qarkut që janë transformuar. Ka akoma disa pika pa akses të arsyeshëm, por në raport me ku jemi nisur kemi siguruar në përgjithësi akses të arsyeshëm”, tha Rama.

Sa i përket rigjenerimit urban, Rama tha se “janë kryer 35 projekte dhe janë investuar 17.7 milionë euro”.

Lidhur me zhvillimin e turizmit dhe mjedisit, Rama vuri në dukje se janë realizuar 7 projekte me vlerë 2,47 milionë euro”

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›