Shëndetësia- Mbi 10 mijë të punësuar që nga 2019 përmes platformave “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”

Mbi 10 mijë profesionistë të shëndetësisë janë punësuar në sistemin publik që nga viti 2019 përmes platformave “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në periudhën 2019 – prill 2026, përmes këtyre platformave janë punësuar 1910 mjekë dhe 8499 profesionistë të shkencave mjekësore teknike.
Vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2026 janë integruar në sistem 153 mjekë dhe 685 profesionistë të tjerë të fushës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që prej vitit 2019, punësimi në shëndetësinë publike është unifikuar nëpërmjet këtyre platformave, duke rritur transparencën dhe duke garantuar përzgjedhje mbi bazën e meritës.
/rtsh.al/