Sherri në lokal, plagoset polici i burgut
LEZHË- Goditet me thikë gardianin e burgut të “Shën Kollit”, në një lokal në të Lezhës. Burime zyrtare të policisë së Lezhës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 në fshatin Tale. Polici i burgut Agustin Gjoka, nga Laçi, ka qenë duke konsumuar pije freskuese në lokal por ka nisur të debatojë me Ndue Lleshin dhe Pjetër Lleshin, që të dy nga fshati Tale i Lezhës. Pas disa minutash debate, baba e bir, kanë goditur me thikë gardianinAgustin Gjokën, duke e plagosur rëndë. Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërkohë që i plagosuri është dërguar me një makinë në urgjencën e Spitalit të Lezhës. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje po heton çështjen por ende nuk janë zbuluar shkaqet e sherrit. Vetë polici ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe nuk ka mundur të tregojë përse ka ndodhur sherri. Policia ka bërë të mundur edhe rrethimin e komplet zonës për gjetjen e dy autorëve, të cilët janë arrestuar rreth orës 21.40 në dalje të fshatit Tale.