E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 30 shoferë të arrestuar gjatë javës së fundit në Tiranë

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me dronë, radarë dhe kamera, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore dhe që pengojnë lëvizjen.

Policia njoftoi se “gjatë javës së fundit: 30 drejtues automjeti janë arrestuar/proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 20 automjete janë tërhequr me mjet ngritës, pasi ishin parkuar në korsitë e autobusëve, taksive ose biçikletave dhe 22 leje drejtimi të pezulluara për shkelje të rënda të Kodit Rrugor”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si një domosdoshmëri për garantimin e sigurisë në rrugë dhe për mbrojtjen e jetës.

/m.q/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›