Shkodër, asgjësohen 1238 rrënjë kanabis
Shkodër – Policia e Shkodrës ka asgjësuar sot më shumë se 1238 rrënjë kanabisativa në komunën e Shllakut e në rrethinat përreth. Kështu në Bracollë janë gjetur 385 rrënjë, në Kroj i madh 405 rrënjë, në Benë 195 rrënjë, Qeta e Palë Kolës 253 rrënjë. Të gjitha bimët janë mbjellë në toka mes pyjesh të cilat nuk kanë pronar, kështu që policia ska arritur të bëjë asnjë arrestim.