E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, zjarr i madh në zonën industriale

Një zjarr i madh përfshiu sot depon e ndërmarrjes “ Kozhara” e cila gjendet në zonën industriale të Shkupit, ku janë vendosur shumë kapacitete dhe reparte tjera prodhuese.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendin e shpërthimit, por nuk kanë arritur akoma ta lokalizojnë zjarrin i cili po përhapet dhe mund të rrezikoj edhe repartet tjera.

Sipas dëshmitarëve në terren kanë dalur edhe automjete të “ Ujësjellsit” dhe të Ndihmës së Shpejtë. Arsyet dhe shkaqet e shpërthimit të zjarrit ende janë të panjohra. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›