Shpërthim me lëndë plasëse në një automjet, nga flakët digjet edhe një makinë tjetër
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të datës 5 nëntor 2026, ku dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të automjetit, në pronësi të një shtetaseje me inicialet A. D.
Si pasojë e shpërthimit, automjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një makinë tip “Benz”, e cila ishte e parkuar pranë tij.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. D., i cili si pasojë është përfshirë nga flakët.
Nga përhapja e flakëve është dëmtuar dhe një automjet tip “Benz”, i parkuar në afërsi të automjetit të shtetases A. D..
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.