Shpërthimi në Elbasan, Llatja: Flakët nisën në katin e tretë! Është shembur niveli i katërt si dhe shkallët lidhëse (VIDEO)

Pallati që u dogj sot në Elbasan ka pësuar dëmtime në strukturë, shpjegon kryebashkiaku Gledian Llatja. Zjarri në katin e tretë dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, por do ta përcaktojnë autoritetet.
Kati i katërt është shembur ndërsa janë dëmtuar edhe shkallët e brendshme që lidhin katin e tretë me të tjerët më lart. Pallati është një ndërtesë e vjetër që pavarësisht ndërhyrjeve, vijon të ketë probleme.
"Është parë një dëmtim i strukturës së pallatit, kemi pasur një shembje të katit të katërt që i ka rënë katit të tretë, gjithashtu edhe shkallët lidhëse që lidhin katin e tretë me të katërtin dhe të pestin. Ka pasur një zjarr në katin e tretë. Një e moshuar 83 vjeçe ka humbur jetën në katin e pestë, gjithashtu një 69-vjeçar nuk është gjendur. 10 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pa rrezik për jetën. Njëri nga sektorët e pallatit është i pabanueshëm. Është pallat i vjetër me tulla silikat, janë bërë ndërhyrje vitet e fundit, por paraqet probleme konstruktive", tha Llatja.
Lajmi kryesor:

