E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërthimi në Elbasan/ Pezullohen kërkimet për personin e zhdukur

Flash

Lapsi.al 4 November 2026

Shpërthimi në Elbasan/ Pezullohen kërkimet për personin e

Operacioni i kërkim-shpëtimit për personin e raportuar të zhdukur pas shpërthimit tragjik në pallatin në Elbasan është ndërprerë për arsye sigurie.

Pronari i apartamentit ku dyshohet se nisi shpërthimi, Hamit Ibro 69 vjeç, nuk është gjetur, dhe ekipet e shpëtimit nuk e kanë gjetur ende mes rrënojave.

Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë vendosur pezullimin e kërkimeve për shkak të rrezikut të lartë që paraqet struktura e dëmtuar e ndërtesës.

Sipas ekspertëve, gjendja e pallatit është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe çdo ndërhyrje e mëtejshme brenda ambienteve të shembura rrezikon seriozisht jetën e ekipeve të kërkimit.

Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një 82-vjeçare teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›