Shpyllëzoi pa leje zonën e mbrojtur në fshatin Poro, nën hetim 54-vjeçari

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Policia e Vlorës ka vënë nën hetim një 54-vjeçar, i cili kishte zaptuar pyllin në fshatin Poro, në zonën e mbrojtur pranë lumit Vjosë.
Sipas Policisë, 54-vjeçari pa u pajisur me leje nga organet kompetente kishte shpyllëzuar duke kultivuar më pas me pemë ulliri një sipërfaqe të konsiderueshme pylli në fshat.
Policia njoftoi sot se “u referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Fitore, pasi dyshohet se pa u pajisur me leje nga organet kompetente, ka shpyllëzuar duke kultivuar më pas me pemë ulliri një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, në zonën e mbrojtur, pranë lumit Vjosë, në fshatin Poro”.
/m.q/r.e/